Poshtërimi i Republikës dhe mbështetësve të Rugovës

Lajme

Poshtërimi i Republikës dhe mbështetësve të Rugovës

Nga: Mimozë Lakna Më: 5 korrik 2015 Në ora: 18:02

Ish-zëvendësi i kolonel Tahir Zemajt, dhe eprori Nazif Ramabaja, është ndarë i pakënaqur me publikimin e listës së veteranëve të ish-Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Madje ai thotë se nuk do ta pranojë statusin e veteranit, nëse nuk ju pranohet edhe 559 ushtarëve që luftuan nën urdhrat e tij.
Ramabaja së bashku me kolonel Tahir Zemajn, zëvendës i të cilit ishte, e bashkëudhëhoqi luftën për fitore në betejën e Loxhës.
Në një prononcim për “Bota sot”, Ramabaja thotë se në Komisionin për Verifikimin e Statusit të veteranit, e ka dorëzuar listën me 559 ushtarë dhe eprorë, të cilët kanë qenë nën komandën e tij në kuadër të njësive Operative në Lugun e Baranit dhe Qendrën stërvitore të repartit ushtarak në Kolsh
“Unë do të jem i ndërgjegjshëm dhe i sinqertë siç kam qenë deri më tash dhe shumë i vendosur që listën të cilën e kam dorëzuar në komisionin Qeveritar me 559 ushtarë dhe eprorë, të cilët kanë qenë nën komandën time në kuadër të njësive Operative në Lugun e Baranit dhe Qendrën stërvitore të repartit ushtarak në Kolsh, që të gjithë duhet të figurojnë në lista sipas kohëzgjatjes dhe veprimtarisë ushtarake dhe luftarake, sepse këto lista s’janë të hartuara tani, por menjëherë pas përfundimit të luftës dhe kur është kërkuar dorëzimi i tyre për ta dokumentuar, cili ka qenë numri i ushtarëve dhe eprorëve të cilët kanë kaluar nëpër duar të mia dhe kanë qenë nën komandën time, e kam me kohë dhe afat të caktuar, dhe assesi s´do të pranoj të jem në një listë derisa mos të gjej vend edhe ushtari i fundit, pra 559 pa përjashtime dhe të respektohet kontributi i secilit për çlirimin e vendit pa marrë parasysh se nën komandën e kujt ka vepruar”, thotë Ramabaja për “Bota sot”.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat