Jo Asociacionit serb me kompetenca shtetërore dhe ekzekutive!

Lajme

Jo Asociacionit serb me kompetenca shtetërore dhe ekzekutive!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 5 korrik 2015 Në ora: 18:01

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa ka theksuar Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, është tema më e vështirë për tu biseduar në Bruksel, pasi që serbët po kërkojnë asimetri pushteti, kompetenca ekzekutive dhe kompetenca shtetërore.

Ti jepet fund bisedimeve sa më parë

Analistët politik, vlerësojnë për gazetën “Bota sot” se, Kosova do të duhej që në këto bisedime, të cilat po zhvillohen në Bruksel të ndikoj që të kenë një agjendë përfundimtare, duke mos pranuar të bisedoj pa kufi, dhe për secilën temë që Serbia është e interesuar të hap tema që ekskluzivisht janë çështje të brendshme të Kosovës.
Po ashtu, ata thonë se, Kosova do të duhej të kishte përfitime nga BE-ja pas një epilogu të suksesshëm të dialogut, sidomos një agjendë të qartë të integrimit, pasi Kosova deri më tani ka treguar bashkëpunim dhe këto bisedime do të duhej të ndërpriteshin nëse vlerësohet se marrëveshjet e arritura deri më tani nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë, dhe sidomos nëse kërkohet me ngulm që Asociacioni i Komunave Serbe të Kosovës të ketë elemente ekzekutive, gjë që do të duhej të jetë e pa pranueshme, dhe po ashtu, nëse nuk garantohet lëvizja e lirë në tërë territorin e Kosovës, nuk do të duhej të vazhdohej më tej nëse insistohet nga ana e Serbisë për një lëvizje të kufizuar mbi urën e Ibrit në Mitrovicë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat