Pak grekë po i përgjigjen referendumit

Lajme

Pak grekë po i përgjigjen referendumit

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 17:56

​Përgjigja e grekëve për të dalë në referendum për të vendosur për marrëveshjen e kreditorëve ndërkombëtarë është solide kur deri në përfundim të votimit kanë mbetur edhe më pak se katër orë.

Televizioni privat Mega ka raportuar se deri në orën 15 kanë votuar 35 për qind nga 9.8 milionë votuesit, derisa për të qenë referendum i vlefshëm duhet të votojnë të paktën 40 për qind.

Para vendeve zgjedhore në Athinë dhe në vendet tjera edhe më tej ka reshta që nga mëngjesi.

Ky është referendum i parë në Greqi pas vitit 1974 kur qytetarët votuan kundër monarkisë dhe vendin e kthyen në Republikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat