Sokol Mjacaj hipi me forcë në veturën e çekëve

Lajme

Sokol Mjacaj hipi me forcë në veturën e çekëve

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 15:26

Detaje të reja kanë dalë në shesh nga hetimet për vrasjen e dy turistëve çekë në Dukagjin.

Mësohet se vrasësi Sokol Mjacaj, ka hyrë me forcë në automjetin e turistëve.

Turisti çek u përpoq të largohej me mjetin e tij, por Mjacaj e ka qëlluar.

Më pas autori ka dalë jashtë mjetit dhe ka qëlluar sërish.

Para se të hipte me forcë në veturë Sokol Mjacaj po lahej në lumë.

Autori është fshehur dhe policia ka nisur një aksion për kapjen e tij dhe ka rrethuar zonën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat