350 policë në ndjekje të Sokol Mjacaj

Lajme

350 policë në ndjekje të Sokol Mjacaj

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 15:05

Më shumë se 350 punonjës të policisë i janë vënë në ndjekje 20 vjeçarit Sokol Mjacaj, i dyshuari krysor për vrasjen e dy turistëve çek, Michael Svatos 27 vjeç dhe Anna Kosinova 36 vjeçe, në Perkal të Dukagjinit.

Forcat e rendit e kanë rrethuar gjithë zonën e Grudës.

Mendohet që arrestimi i tij është çështje kohe, ndërkaq policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës që të mos ndihmojnë me strehim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat