8 parashikimet e CIA-s në vitin 2000 për 2015-n. Ja cilat janë përmbushur...

Lajme

8 parashikimet e CIA-s në vitin 2000 për 2015-n. Ja cilat janë përmbushur...

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 14:40

Plot 15 vite më parë, në vitin 2000, vetëm pak përpara se George W. Bush të bëhej President i Shteteve të Bashkuara, Agjencia Qendrore e Inteligjencës (CIA) publikoi një raport prej 70 faqesh në lidhje me atë se, si do të ishte bota në vitin 2015.

Tashmë ka kaluar gjysma e këtij viti dhe është qartësisht se disa prej atyre parashikimeve kanë rezultuar të vërteta, ndërsa disa jo.

Ja një përmbledhje e disa prej parashikimeve, referuar historisë së dhjetorit të vitit 200 të publikuar nga “the Telegraph”.

1. “Marrëdhëniet ndërkombëtare janë gjithnjë e më shumë në varësi të organizatave të mëdha e të fuqishme, sesa në duart e qeverive”...

Verdikti i sotëm, plotësisht i vërtetë. Pasi një shembull i tillë është rritja e Shtetit Islamik. Në krahun tjetër, ekziston një kuadër ‘aktorësh’ që kalojnë përtej të qenit privatë dhe shtetërorë, siç janë hacker-at kinezë, të dyshuar si vjedhës të informacioneve rreth miliona punonjësve qeveritarë amerikanë, por edhe hacker-at që mbetën në kuadrin e dyshimit si koreano-veriorë që sulmuan “Sony Pictures” vitin e kaluar.

2. “Nga ky vit deri në 2015-n, taktikat e terroristëve do të bëhen gjithnjë e më shumë të sofistikuara dhe me synimin për të arritur vrasje masive”...

Verdikti i sotëm, mëse i vërtetë. Për fat të keq, ky parashikim është bërë i vërtetë shumë shpejt, vetëm një vit pasi doli raporti, me sulmet e 11 shtatorit të vitit 2001.

3. “Iraku dhe Irani do të zhvillojnë raketa me rreze të gjatë veprimi në të ardhmen e afërt. Irani mund t’i testojë të tilla armë ndoshta që prej vitit të ardhshëm, ndërsa raketat ndërkontinentale në vitin 2004”...

Verdikti i sotëm, pjesërisht i vërtetë dhe pjesërisht i rremë. Irani është duke punuar mbi raketat ndërkontinentale balistike dhe pritej të testohej në vitin 2015, por sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit bënë që Republika Islamike të ulej në tryezën e negociatave dhe diplomatët thonë se janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse.

4. “Popullsia e botës do të rritet me më shumë se 1 miliard, duke shkuar në rreth 7,2 miliardë banorë”...

Verdikti i sotëm, i vërtetë. Popullsia e botës aktualisht është rreth 7,3 miliardë banorë.

5. “Burimet e energjisë do të jenë të mjaftueshme për të plotësuar kërkesat”.

Verdikti i sotëm, thuajse perfekt. Prodhimet e Shteteve të Bashkuara kanë kapur majat më të lartë vitet e fundit dhe SHBA-të priten të bëhen eksportuesi më i madh i gazit natyror të lëngshëm në vitet e ardhshme.

6. “Ekonomia e Kinës do të rritet, duke tejkaluar atë të Europës dhe duke zënë vendin e dytë, por ende do të mbetet shumë larg Shteteve të Bashkuara”...

Verdikti i sotëm, diçka e përafërt. Kjo sepse, referuar disa matjeve, ekonomia e Kinës është tashmë më e madhe sesa ekonomia e Shteteve të Bashkuara, por disa matje të tjera e nxjerrin atë jo aq të madhe sa ekonomia e Bashkimit Europian.

7. “Europa nuk do të ketë përmbushur plotësisht ëndrrat e barazisë me Shtetet e Bashkuara, si një krijuese (formuese) e sistemit ekonomik global”...

Verdikti i sotëm, fare i vërtetë. Raporti i CIA-s ka qenë tepër optimist për ekonominë e Europës, e cila ka pësuar disa goditje në fillim të këtij viti, por që sërish është kthyer kohët e fundit në rrjedhën e saj normale drejt rritjes.

8. “SIDA, uria dhe trazira e vazhdueshme ekonomike e politike do të bëjnë që popullsia në shumë vende afrikane do të jetë në prag dështimi”...

Verdikti i sotëm, i rremë. Kjo pasi popullsia e Afrikës është rritur nga 800 milionë në vitin 2000 deri në 1,1 miliardë në vitin 2014.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat