Pamje ekskluzive nga aksioni i policisë për kapjen e vrasësit të dy turistëve çekë (Video)

Lajme

Pamje ekskluzive nga aksioni i policisë për kapjen e vrasësit të dy turistëve çekë (Video)

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 14:37

Dy ditë pas vrasjes së turistëve çek policia ka identifikuar autorin që ekzekutoi me kallashnikov dy të rinjtë nga brenda makines se tyre ku kishte hipur si pasagjer.

20-vjeçari Sokol Mjacaj lindur dhe banues në fshatin Lotaj të Dukagjinit është personi i cili sipas policisë i ka marrë jetën turistëve. Një akuzë e tillë është e vërtetuar shkencërisht, - thote policia, - përmes gjurmëve qe i riu ka lene në brendësi të makinës. Sipas policisë autori ka pasur qëllim grabitjen e makinës. Në një operacion të nisur nga mbrëmja e djeshme policia është duke kërkuar për 20-vjeçarin në zonën e Grudës. “Policia i bën thirrje banorëve të mos strehojnë autorin dhe të kontribuojnë në kapjen e tij”, - thuhet në njoftimin e policisë. Edhe pse 20 vjeç Mjecaj, sipas policisë është me rrezikshmëri të lartë. Ai është i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një fëmije në bashkëpunim në vitin 2010. I riu ka bërë pesë vjet burg dhe ka dalë nga burgu para një muaji. Gjate aksionit per kapjen e autorit nje perj punonjesve te policise eshte demtuar lehte ne dore, por jo nga autori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat