Ja kush ishte turisti çek i vrarë në Shqipëri – rrëfejnë mamaja dhe kolegët e tij

Lajme

Ja kush ishte turisti çek i vrarë në Shqipëri – rrëfejnë mamaja dhe kolegët e tij

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 13:28

Momentet më të vështira në jetën e tyre po i kalojnë të afërmit e dy turistëve çek të vrarë në Shqipëri.

Anna Kosinova pak para se të qëllohej për vdekje në fshatin Prekal të Dukagjinit, ka komunikuar në telefon me mamanë e Michal Svatos, shokut të saj më të ri në moshë i cili pasi ish mrekulluar nga bukuritë e Shqipërisë korrikun e vitit të kaluar kishte dashur që këtë kënaqësi t’ia dhuronte edhe të dashurës së tij të zemrës….pa e ditur se pikërisht mes këtyre bukurive do t’i shuhej jeta të dyve.

Prindërit e Michal jetojnë në një shtëpi të vogël të mbrojtur nga dy qen në një fshat në Sušice na Klatovsku.

Për atë çka ka ndodhur në Shqipëri mamaja e Michalit nuk dëshiron ta përmendë. Pesha e dhimbjes në shpirt nuk e lejon të flasë.

“Nuk do të shprehemi për këtë gjë”, thotë nëna për mediat çeke.

Me lot në sy, nëna e turistit të vrarë, thotë shumë shkurt e me një zë që dridhet se komunikimi i fundit me djalin e saj ka qenë me mesazh, pa pasur mundësinë të përshëndetet për herë të fundit duke i dëgjuar zërin.

Michal Svatos punonte zjarrfikës në vendin e tij, por pasioni për natyrën, motorin dhe destinacionet e veçanta nëpër botë nuk e kushtëzonte të riun nga Çekia t’i eksploronte ato.

“Ishte zjarrfikës me trup dhe shpirt, i cili gjithmonë ofrohej për të ndihmuar të tjerët”, – thonë kolegët e tij të cilët mes lotësh i përcjellin ngushëllime nga më të sinqertat familjes së të riut.

Vdekja tragjike dhe e papritur gjatë pushimeve në Shqipëri i ka hidhëruar mjaft kolegët, në vlerësimet e të cilëve Michaeli ishte një mik i rrallë.

“Do t’i mungojë gjithë kolegëve një zjarrfikës i shkëlqyer, një bashkëpunëtor i besueshëm dhe jo më pak, një shok i mrekullueshëm”, thonë miqtë me të cilët 27-vjeçari punonte zjarrfikës.

Vitin e kaluar Michal ka udhëtuar me makinën e tij në Mongoli, ndërsa para saj ka qenë në Ukrainë.

Sipas miqve të tij, ai shkonte në destinacione të tilla i vetëm pasi i pëlqente të njihte dhe të zbulonte natyrën. /javanews/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat