Sokol Mjacaj pranon se kreu vrasjen e dy turistëve çekë (Video)

Lajme

Sokol Mjacaj pranon se kreu vrasjen e dy turistëve çekë (Video)

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 13:10

(E plotësuar) - Sokol Mjacaj ka pranuar vrasjen e dy turistëve çekë pas marrjes në pyetje nën cilësinë e të dyshuarit.
Mjacaj u mor në pyetje nga prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore, ku nuk ka rrëfyer për persona të tjerë bashkëpunëtorë.
“Po, unë jam autori, e kam kryer i vetëm dhe pa bashkëpunëtorë. Qëllimi ishte të grabisja makinën. Kam hipur me zor në makinë. Në fshatin Lotaj i kam dalë para automjetit e u kam drejtuar armën, duke u bërë me shenjë të ndalojnë. Kanë ndaluar dhe me zor u kam hipur në makinë. Gjatë gjithë rrugës deri në Prekal i kam mbajt nën kërcënimin e armës. Aty u kam thënë të zbresin, por tentuan të më merrnin armën dhe i qëllova. Makinën nuk e mora pasi ra në greminë kur e qëllova shoferin gjatë ecjes. Kam marrë vetëm një telefon se mu duk shumë i mirë”, u ka thënë hetuesve Mjacaj në lidhje me ngjarjen e rëndë.
20-vjeçari iu dorëzua rrethimit policor në ambientet e një shkolle në fshatin Grudë në Dukagjin rreth 48 orë pas krimit të shëmtuar në fshatin Prekal të Dukagjnit, ku u vranë dy turistë çekë, Michal Svato dhe Anna Kosinova, përcjell tch.
Operacioni i së dielës ka qenë një ndër aksionet më masive të policisë në Shkodër, ku në terren ishin rreth 300 forca policie të Komisariatit , Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA-s dhe katër autoblinda që mbështetëshin me dy helikopterë të policisë.

Momenti i transportimit të Sokol Mjacajt në Komisariat

Dy ditë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Dukagjin, policia ka finalizuar operacionin me arrestimin e autorit të dyshuar për kryerjen e krimit.

Sokol Mjacaj akuzohet se ka vrarë dy turistët nga Çekia me qëllim grabitjen u arrestua sot pasdite në fshatin Grude e Re në Shkodër.

Një video e publikuar tregon momentet e transportimit të tij drejt Komisariatit të Shkodrës. 20-vjeçari duket i shpërqendruar dhe qëndron me kokën ulur.

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së dy turistëve çekë

Policia ka arrestuar të dielën të dyshuarin në lidhje me vrasjen makabre të dy turistëve çekë Michal Svato dhe Anna Kosinova. Sokol Fran Mjacaj u arrestua pasi 350 forca policie dhe FNSH-je rrethuan një zonë në fshatin Grudë në Dukagjin, aty ku fshihej 20-vjeçari i armatosur.

Mjacaj ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një të mituri, në vitin 2010. U vërtetua shkencërisht përmes gjurmëve në mjetin e viktimave se Mjacaj është autor i krimit. Mjacaj konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. U lirua nga burgu para një muaji.

Gjithashtu, dyshimet janë se personi mund të ketë qenë dhe pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan helikopterin e policisë një vit më parë në Pult të Dukagjinit, gjatë operacionit antikanabis. Madje, ka dyshime se autorët ose autori është pjesë e personave që ruajnë parcela kanabisi në zonat e thella të Dukagjinit.

Dyshimet gjithashtu janë se nisur nga fakti që nuk janë marrë sende personale, mbase autorët mund të kenë tentuar të marrin fuoristradën, por kanë dështuar.

350 policë në ndjekje të Sokol Mjacaj

Policia e Shkodrës është në ndjekje të shtetasit Sokol Fran Mjacaj, si i dyshuar kryesor në lidhje me vrasjen e dy turistëve çekë, Michal Svato dhe Anna Kosinova. Sipas të dhënave të publikuara në media, Policia e Shkodrës dyshon se autori i vrasjes së dy turistëve çek është Sokol Fran Mjacaj.

Në operacionin për kapjen e autorit të dyshuar janë angazhuar rreth 350 forca policie dhe FNSH-je, të cilët raportohet në media se kanë rrethuar një zonë në fshatin Grudë në Dukagjin, aty ku mendohet se fshihet 20-vjeçari, për të cilin dyshohet se është i armatosur.

Mjacaj ka qenë i dënuar më parë për vjedhje me pasojë vdekjen e një të mituri, në vitin 2010. Burime të Policisë kanë bërë të ditur në media se është vërtetuar shkencërisht përmes gjurmëve në mjetin e viktimave se Mjacaj është autor i krimit. Mjacaj sipas mediave konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Ai u lirua nga burgu para një muaji. Dy turistët çekë, Michal Svato dhe Anna Kosinova u vranë mbrëmjen e së premtes në afërsi të fshatit Prekal në zonën e Dukagjinit në Shkodër. Nga hetimet e deritanishme mësohet se dy turistët janë vrarë me plumba pas koke.

Ky është vrasësi i dy turistëve çekë

Identifikohet autori i vrasjes së turistëve, sapo kishte dalë nga burgu
Postuar më: 05 Korrik 2015 14:23
killaPolicia e Shkodrës është drejt zbardhjes përfundimtare të ngjarjes së vrasjes së dy turistëve çekë.

Policia ka bërë të ditur identitetin e autorit të vrasjes dhe po e kërkon në fshatrat e Dukagjinit.

Ai është Sokol Fran Mjacaj, 20 vjeç nga fshati Lotaj i Dukagjinit.

I riu mësohet se është një njeri me rrezikshmëri të lartë dhe përdorues i lëndëve narkotike, transmeton mapo.

Mendohet se ai ka qenë shoqëruesi i çiftit çek pasi ka dalë në disa foto me ta.

Gjithashtu policia ka gjetur gjurmë gjaku të autorit në makinë.

Ai sapo kishte dalë nga burgu.

Në 2010 kishte bërë vjedhje me armë ku kishte vrarë dhe një fëmijë.

Mjacaj kishte vetëm 1 muaj që kishte dalë nga burgu.

Sokol Mjacaj 20 vjeçar vrau çiftin çek, shpallet në kërkim

Policia e Shkodrës ka arritur të identifikojë sot autorin e dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhur dy ditë më parë në fshatin Prekal të Dukagjinit, ku mbetën të vrarë dy turistë çekë.
Burime nga blutë e qytetit verior bënë me dije për BW se bëhet fjalë për 20-vjeçarin Sokol Mjacaj, nga fshati Lotaj, i cili është shpallur në kërkim policor.

Mësohet se janë për këtë ngjarje janë shoqëruar 35 persona, të cilët janë pyetur në lidhje me vrasjen e çiftit, Michael Svatos dhe Anna Kosinova.

Sipas informacioneve që përcjell korrespondenti i News24, mësohet se autori i dyshuar është shpallur menjëherë në kërkim policor. Një provë që komprometon të riun janë dhe disa njolla gjaku që janë gjendur në trupin e viktimave, që dyshohet se i përkasin 20-vjeçarit. Kjo u arrit pas verifikimeve të grupit hetimor të çështjes, pas një ekpertize të ADN-së.

Burime policore bënë me dije se i riu është fshehur në një banesë të braktisur në fshatin Grudë e Re. Sakaq, për kapjen e tij janë mobilizuar forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, RENEA-s, dhe drejtues të policisë.

Mësohet se i dyshuari për krimin paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe dyshohet se është përdorues i lëndëve narkotike. Sapo u konfiskua aparati fotografik, policia vuri re se ky person kishte dalë në shumë foto me çiftin, i cili dyshohet të këtë qenë dhe shoqërues i tyre. I riu dyshohet se ruante zonat të mbjella me kanabis dhe ishte kultivues i lëndëve narkotike.

Autori i dyshuar, ditën e ngjarjes, ka hipur në automjetin e çiftit me arsye që ta transportonin deri në Shkodër, por ka pasur si qëllim të grabiste mjetin e tyre. Mësohet se ai ka bashkëpunuar me të tjetër persona që lëviznin me një automjet, të cilët e kanë ndihmuar autorin e dyshuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Nga dëshmitë e mbledhura banorët e zonës, pohohet se dy turistët ishin shoqëruar nga një tjetër fuoristradë, në të cilën udhëtonin 4 persona të tjerë, ndërsa nuk dihet ende nëse ka marrë në pyetje këta persona.

Të njëjtat burime, pohuan se ky person dyshohet të jetë pjesë e grupit të zjarrit, që sulmoi rreth një viti më parë një helikopter të Ministrisë së Brendhsme, gjatë aksionit antikanabis në fshatin Pult të Dukagjinit. Ngjarja konkretisht ndodhi më 22 gusht të vitit të kaluar, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Ai sapo kishte dalë nga burgu.

Në 2010 kishte bërë vjedhje me armë ku kishte vrarë dhe një fëmijë.

Mjacaj kishte vetëm 1 muaj që kishte dalë nga burgu.

Skema e vrasjes

Sipas burimeve nga policia, dyshohet se Michael Svatos dhe Anna Kosinova gjatë rrugës së kthimit nga Dukagjini për në Shkodër kanë pasur në automjetin e tyre tip “Nisan Patrol” dhe me targa 4P89798 vetëm një person. Ky person që ndodhej si pasagjer në ulësen e pasme të fuoristradës së dy çekëve ka pasur në çantë një kallashnikov. Mësohet se ai ka nxjerrë armën nga çanta dhe ka qëlluar fillimisht 27-vjeçarin çek me plumb pas koke dhe më pas 36-vjeçaren, duke i lënë të vdekur në vend.

Teksa makina ka qenë në ecje e sipër, vrasësi ka arritur të hapë derën e mjetit dhe të zbresë në tokë (dyshohet se është plagosur). Ndërsa, fuoristrada është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Ndërkaq, në drejtim të mjetit të dy viktimave është qëlluar me breshëri automatiku. Sipas ekspertëve, e gjithë kjo është bërë vetëm për të fshehur faktin se vrasësi ndodhej brenda në makinë.

Gjetja e çantës dhe automatikut në fuoristradë si dhe gjurmët e lëna tregojnë qartë se ekzekutori ishte pikërisht pasagjeri që kanë marrë në rrugë dy turistët çekë. Po sipas burimeve pranë grupit hetimor, ekzekutori nuk ka arritur t’u marrë asgjë dy viktimave. Kjo për faktin se portofolat e dy turistëve nuk janë prekur dhe as laptopi. Kjo pasi, ai fill pas ngjarjes së rëndë mund të ketë pësuar shok, e më pas është larguar prej aty me shpejtësi.

Lexo poashtu Sokol Mjacaj 20 vjeçar vrau çiftin çek, shpallet në kërkim

Kapet i dyshuari për vrasjen e turistëve, vjet sulmoi me armë policinë

Policia e Shkodrës ka një emër si të dyshuar në lidhje me vrasjen makabre të dy turistëve çekë Michal Svato dhe Anna Kosinova, por për arsye hetimi ky emër nuk bëhet i ditur, madje mbahet sekret hetimor dhe dihet vetëm nga një numër i kufizuar drejtuesish të policisë.

Sipas informacioneve mes 35 të shoqëruarve në polici është dhe i dyshuari për vrasjen.

Gjithashtu, dyshimet janë se personi mund të ketë qenë dhe pjesë e grupit të zjarrit që qëlluan helikopterin e policisë një vit më parë në Pult të Dukagjinit, gjatë operacionit antikanabis. Madje, ka dyshime se autorët ose autori është pjesë e personave që ruajnë parcela kanabisi në zonat e thella të Dukagjinit.

Dyshimet gjithashtu janë se nisur nga fakti që nuk janë marrë sende personale, mbase autorët mund të kenë tentuar të marrin fuoristradën, por kanë dështuar.

Policia e Shkodrës nuk e bën të ditur identitetin e tij por bëhet fjalë për një 25-vjeçar nga fshati Kult.

Ai ka qenë protagonist edhe vitin e shkuar kur goditi me armë kundër policisë në Dukagjin ku Policia e Shtetit po kryente një operacion anti-kanabis.

I riu mësohet se është një njeri me rrezikshmëri të lartë dhe përdorues i lëndëve narkotike.

Mendohet se ai ka qenë shoqëruesi i çiftit çek pasi ka dalë në disa foto me ta.

Lexo poashtu: Merren në pyetje familja ku fjetën çekët para vrasjes: Ja çfarë thanë ata!

Vrasja e turistëve çekë, policia ka një të dyshuar si autor të krimit

Hetohen 400 fotot e çiftit çek, mundësi të gjenden fotot e vrasësit

Ja kush ishte turisti çek i vrarë në Shqipëri – rrëfejnë mamaja dhe kolegët e tij

Ja kush dyshohet si vrasësi i dy turistëve çekë

Ky është vrasësi i dy turistëve çekë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat