Politizimi i sistemi të drejtësisë e ka dëmtuar shoqërinë tonë

Lajme

Politizimi i sistemi të drejtësisë e ka dëmtuar shoqërinë tonë

Nga: N.Sh. Më: 5 korrik 2015 Në ora: 10:19

Kosova si shtet është deri diku në rrugë të mbarë për shkak të mbështetjes së madhe ndërkombëtare dhe këtu duhet cekur veçanërisht mbështetjen e procesit të shtetformimit dhe shtetndërtimit nga SHBA dhe Gjermania.

“Pa këtë mbështetje, vendi do të kalonte një periudhë edhe më të vështirë tranzicioni, sepse vetëdija shtetndërtuese nuk ka qenë në nivel”, thotë njohësi i çështjeve politike Arbër Gashi për gazetën “Bota sot”.

Shoqëria jonë e ka kuptuar tashmë, se politika dhe partitë aktuale më shumë kanë luftuar për marrjen e pushtetit dhe mbajtjen e tij me çdo kusht, duke e anashkaluar në ekstrem shtetndërtimin.

“Kjo sjellje e parisë politike ka shkaktuar shumë tensione dhe i ka hapur rrugë shfaqjes së dukurive negative siç janë: korrupsioni, klanokracia, ekstremizmi fetar etj. Politizimi i skajshëm i sistemi të drejtësisë e ka dëmtuar shoqërinë tonë dhe ka vënë në dilemë edhe mbështetësit e Kosovës shtet! Gjykata Speciale është dëshmi e besueshmërisë së munguar ndërkombëtare ndaj aftësisë sonë për të ndërtuar një shtet ligjor, demokratik dhe me perspektivë të ndritshme euroatlantike. Shoqëria jonë ka nevojë për bashkim demokratik të forcave dhe kontribut ekspertësh rreth projekteve me interes kombëtar”, vlerëson ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat