Ushtria serbe largon përmendoren me emrat e policëve të vrarë serbë

Lajme

Ushtria serbe largon përmendoren me emrat e policëve të vrarë serbë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 23:13

Siç ka mësuar jozyrtarisht BujanociNet nga dëshmitarët okularë, gjatë ditës së sotme ushtria serbe ka kryer disa punime në vendin ku është e vendosur përmendorja me emrat e policëve serb të vrarë mbi fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit.
Po i njëjti burim ka deklaruar se pas disa orë punimesh përmendorja e ngritur me emrat e policëve serb nuk është më në atë vend dhe se është marrë nga ushtria.
Eskavatorët e ushtrisë serbe pothuajse gjatë tërë ditës kanë kryer punime ne këtë vend por që nuk është lejuar të afrohet askush, ky informacion mund të plotësohet ndërkohë, por arsyeja përse nuk lejohen të afrohet askush afër këtij vendi, mund të jetë edhe informacioni i mëhershëm i arkeologëve se në këtë vënd mund të ndodhet një vendbanim antik i kohëve të lashta dhe se përmendorja është vendosur mbi të. Përmendorja është vendosur në fund të vitit 2012 në Lluçan, fshat i banuar me shqiptarë, përkatësisht në tokën shqiptare. Pushteti serb, nën mbrojtjen e hekurt të xhandarmerisë, ndërtoi përmendoren e policëve serbë të rënë në luftë me UÇPMB-në vitin 2000/2001.
Gjatë tërë kohës liderët politik shqiptarë këtë gjest nga ushtria serbe e kishin konsideruar si një provokim i rëndë ndaj shqiptarëve, është një fyerje e ndjenjave të shqiptarëve, të familjeve të dëshmorëve, të luftëtarëve të lirisë të cilët luftuan e dhanë gjakun për lirinë e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, kanë deklaruar liderët politik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat