Fisnik Ismaili: Bishat që vranë turistët çek, në vitin ’99 kanë plaçkitur furnizimet e UÇK-së

Lajme

Fisnik Ismaili: Bishat që vranë turistët çek, në vitin ’99 kanë plaçkitur furnizimet e UÇK-së

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 22:27

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka dënuar fuqishëm vrasjen e dy turistëve çek në malet e veriut të Shqipërisë, por fisi ka treguar se të njëjta maska në vitin ’99 kanë plaçkitur furnizimet që dërgoheshin në adrës të UÇK-së, ku sipas tij të njëjtat më pas janë shitur prapë UÇK-së.

Ja postimi i plotë

Me keqardhjen ma të madhe për qiftin çek që u vranë pa pikë faji prej do bishave nëpër trojet e veriut të Shqipërisë, më duhet me e theksue se këta majmunat me maska qe kush e di sa vjet e terrorizojnë atë pjesë të trojeve shqiptare, e zoti e di sa plaçkitjen, përdhunimin e vrasjen tjetër e kanë ba të njajtët idiota, por që nuk është ba shumë e madhe, sepse viktimat ishin shqiptarë.
Kjo pjesë u pat çlirue prej maskave, më kujtohet, në vitin 1999, kur këta majmuna i patën grabitë disa automjete me furnizime për UÇK-në, e u patën mundue të njëjtat me ia shitë prapë UÇK-së, deri burrat tanë vendosën me u marrë me maskat, të cilët si muta u zhdukën pak ditë ma vonë, për shumë muej.
Por, kur këtyne nuk ua shtrëngon, këta lëshohen prapë si hienat, qysh iu lëshuen disa turistave prej Kosovës hiç ma larg se para do muejsh, por që kush nuk e bani të madhe, se për fat të mirë, nuk vdiq kush.
Ma e dhembshmja e krejt kësaj tragjedie, por njëkohësisht edhe e dobishmja, u desht me qenë humbja e dy të rinjëve të huej, për me na i çelë neve shqiptarëve sytë, se na lesh bahemi në mes vete, për që mërzitet kush. Se për që po punojmë me e zhvillue turizmin, a? Harroje.
Keq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat