Ja çfarë bunkeri ndërton estonia kundër sulmeve atomike (Video)

Lajme

Ja çfarë bunkeri ndërton estonia kundër sulmeve atomike (Video)

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 22:12

E gjithcka del nga toka është një tub i verdhë, por nuk është një tub i rëndomtë plastik. Mund të durojë bombardimin me artileri të NATOS dhe mund të mbajë deri në 12 persona në temperatura që variojnë nga -50 gradë celcius në mbi 80 gradë celcius.
E emërtuar si SubSafe U1, mburoja e bombae e ndërtuar nga Estonia është e përbërë nga plastika për ta bërë atë qoftë të lëvizshme por edhe rezistente ndaj ujit. Një fakt të cilin Terramil, kompania që e ka ndërtuar atë, thotë se e bën unike në botë dhe mund të ngrihet me shpejtësi.
‘Instalimi i kësaj pajisje merr gati një orë e tridhjetë minuta. Dhe koha fillon të llogaritet që nga momenti kur shkarkohet nga kamioni dhe ndalon së llogaritur deri kur cdo gjë është e mbuluar dhe e gjithë njësia është e instaluar tërësisht në vend,’ shpjegon bashkë shpikësi Peeter Kirtsi.
Mburoja është rreth gjashtë metra e gjatë dhe peshon rreth 2 ton. Përfaqësuesit e Terramil theksojnë se mund të instalohet duke përdorur një gërmues të thjeshtë. Kompania thotë se nëse vendoset deri në 50 metra nën sipërfaqen e tokës mund të durojë madje edhe një sulm bërthamor, megjithëse kjo ende duhet provuar.
Njësia është testuar nga Universiteti i Tartu sikurse edhe nga forcat e US NATO, aktualisht në një mision trajnimi në vend.
‘Ne e kemi testuar atë tashmë ndaj një varieteti të armëve të ndryshme dhe ju mund të shihni këtu se nuk ka asnjë dëmtim,’ thkeson Kirtsi. ‘Ne kemi pajisje matje brenda këtu për të matur presionin, vibrimin, nivelet e zërit, cdo gjë të tillë që mund të jetë e rrezikshme për njerëzit në brendësi. Dhe përsëri, ne nuk kemi patur asnjë dëmtim ndaj strehimit deri tani.’
Njësitë mundet madje edhe të lidhen me njëra tjetrën për të krijuar një qytet nëntokësor, por hapësira pa një pamje vjen me një cmim prej 18 000 eurosh për një model të thjeshtë me vetëm 12 vende.
Arabia Saudite, Pakistani, India dhe Egjipti kanë shprehur tashmë interesin e tyre në blerjen e moduleve.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat