Merkel: Shqipëria ka bërë përparim, duhet punë (Video)

Lajme

Merkel: Shqipëria ka bërë përparim, duhet punë (Video)

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 20:06

Ne prag te turneut ballkanik, kancelarja gjermane Angela Merkel dha nje mesazh inkurajues per vendet e rajonit qe aspirojnë t’i bashkohen familjes europiane.
“Te gjitha shetet e Ballkanit Perëndimor kane nje perspektive te mire per t’u anëtarësuar ne Bashkimin Europian. Pavarësisht vështirësive te shumta qe kemi, keto vende kane bere progres. Vetëm përmes perspektives evropiane shtetet rivale mund te sheshojnë dallimet qe ekzistojnë mes tyre.”
Merkel u ndal edhe tek Kosova te raportet mes Kosovës dhe Serbisë, dy shtete mes te cilave ekzistojnë dallime te thella.
“Te dyja palet jane përpjekur te arrijnë diçka dhe kane bere progres. Ka ende shume për te bere dhe ne këmbëngulim qe procesi i normalizimit te marrëdhënieve te vazhdoje”.
Ne 8 korrik Merkel do te zhvilloje nje vizite disaoreshe ne Tirane, ku do te kete edhe nje konference për shtyp me kryeministrin Rama. Turneu vijon me ndalesat ne Serbi dhe Bosnje Hercegovine. Nje nga çështjet qe kancelarja pritet të adresojë gjate turneut ballkanik është rritja dramatike e numrit të azilkërkuesve nga rajoni ne Gjermani, si dhe situata e renduar e pakicave rome ne gadishull.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat