Suedia: Sot azilantë, nesër Ibrahimoviqa

Lajme

Suedia: Sot azilantë, nesër Ibrahimoviqa

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 19:35

Suedia kërkon një mënyrë për t’u përballur me numrin e madh të njerëzve që atje kërkojnë azil. Gjithnjë e më shumë vlerësimet janë se është e rëndësishme që të përqendrohet më shumë në përfitimet e migrimit.

Në mbështetje të kësaj, zyrtarët suedezë rikujtojnë se çdo i treti refugjat nga Siria ka arsim të lartë.

Vetëm në vitin që shkoi, numri i konfliktit në botë është rritur në 18 përqind, transmetojnë mediat suedeze. Numri i të zhvendosurve është rritur ndërkaq më shumë se 60 milionë njerëz u bënë refugjatë.

Prandaj, pyetja është se si BE-ja mund t’ia dalë me migracionin e shkaktuara nga konfliktet ndërkombëtare. Debati mbi këtë po mbahet në Suedi, por përgjigja të vërtetë ende nuk ka, transmeton thelocal.se.

Ministri për Migracion në Suedi Morgan Johanson vuri në dukje se 600 mijë refugjatë arritën në shtetet e Bashkimit Evropian. Siç thotë ai, kjo tingëllon shumë, por duhet të kihet parasysh se BE-ja ka një popullsi prej 500 milionë njerëz.

Ai tha se kriza emigrantët nuk është problem i numrave, por më tepër një përgjegjësi e përbashkët .

“Të gjitha vendet e BE-së duhet të ndajnë përgjegjësinë. Disa vende ofrojnë azil për 3 mijë njerëz në dy vjet , ndërsa Suedia pranon 3 mijë njerëz për dy javë", tha ministri.

Anëtarja e Parlamentit Ervopian Cecilia Vikström pajtohet me vlerësimin e ministrit Johanson.

Kur është fjala për refugjatët nga Siria që kanë udhëtuar për në BE, një deri në tre ka arsim të lartë, ka thënë Vikström duke porositur se disa shtete të BE-së e kanë injoruar këtë fakt i cili sipas saj është gabim i madh.

"Sot kemi katër punëtorë për çdo pensionist. Megjithatë, për vetëm disa vjet raporti do të jetë dy me një. Nëse Suedia pranon aq refugjatë sa mund t’i përballojë, ne do të jemi më mirë të përgatitur për të ardhmen”, ka thënë Vikström.

Edhe ministri i Migracionit pajtohet se duhet shikuar edhe përfitimet nga migrimi duke rikujtuar se jo fort moti në një regjion në Suedi duheshin 100 mjekë dhe është konfirmuar se në mesin e emigrantëve sirianë veç ishin 31 mjekë.

"Ne jemi gjithashtu krenar për Zlatanin( Ibrahimoviq), dhe ne duhet të mbajmë mend se ata që vijnë këtu mund të na ofrojnë atë që na e ofroi Zllatani”, tha Johanson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat