Kriza ekonomike, Varufakis për kreditorët: Ajo që po bëjnë me Greqinë është terrorizëm

Lajme

Kriza ekonomike, Varufakis për kreditorët: Ajo që po bëjnë me Greqinë është terrorizëm

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 18:20

“Ajo që kreditorët po bëjnë me Greqinë ka vetëm një emër: terrorizëm”. Kështu ka deklaruar minsitri grek i Fiancave Janis Varufakis në një intervistë për të përditshmen spanjolle El Mundo , duke argumentuar se Trojka po përpiqet të instalojë frikë tek qytetarët grekë teksa ata po përgatiten të votojnë të dielën për të ardhmen e tyre dhe të vendit.
“Brukseli dhe Trojka po kërkojnë një votë pro reformave në mënyrë që të vijojnë të poshtërojnë grekët. Pse po na detyrojnë të mbyllim bankat? Të përpahin frikë dhe panik te njerëzit? Kjo pra, përhapja e frikës, quhet terrorizëm”
Retorika e minsitrit të njohur për gjuhën e ashpër ndaj Trojkës, vjen në kohën kur ekonomia greke është buzë greminës dhe kolapsi është skenari më i mundshëm që mund të ndodhë. Kontrollet e kapitalit të vendosura para referendumit kanë lënë grekët pa ushqim dhe barna, teksa industria e turizmit përballet me një valë të madhe anulimesh.
Gjithsesi qeveria greke po ndjen një presion të fortë pasi një votë pro reformave të kreditorëve, do të contë drejt fundit një aventure të shkurtër në pushtet të radikalëve të majtë dhe mbase do të vinte në dyshim edhe mbijetësën e Syrizas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat