Merkel: Integrimi i Serbisë varet nga dialogu me Kosovën

Lajme

Merkel: Integrimi i Serbisë varet nga dialogu me Kosovën

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 18:04

Hapja e kapitujve të parë për fillimin e bisedimeve në mes të Serbisë e Bashkimit Evropian, varet shumë nga progresi që bëhet në raportet mes Beogradit e Prishtinës, ka thënë Kancelarja gjermane, Angela Merkel, pak ditë para udhëtimit të saj për në Beograd.

“Bashkimi Evropian kërkon nga Kosova dhe Serbia që të bisedojnë”, tha Merkel, e cila do ta vizitojë Beogradin me 8-9 korrik. “Ka edhe shumë për t’u bërë, por gjithsesi ka shenja progresi dhe ne po bëjmë përpjekje që të përshpejtojmë procesin”.

E pyetur për opinionin e saj sa u përket marrëdhënieve shtetërore në mes Serbisë dhe Shqipërisë, Merkel ka thënë se vizita e kryeministrit shqiptar në Serbi, pas një kohe kaq të gjatë, është shenjë shprese. Ajo ka thënë se Shqipëria dhe Serbia kanë punuar mjaft shumë për të përmbushur objektivat e Konferencës së Shteteve të Ballkanit Perëndimor, që është mbajtur në gusht të vitit të kaluar.

Sa i përket integrimit evropian, Merkel ka thënë se shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë thënë shenja të qarta se perspektiva e tyre është BE.

Kancelarja gjermane do ta vizitojë edhe Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën gjatë vizitës së saj në Ballkan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat