Dëmtohet një kishë ortodokse, Jevtiq kërkon dënim të rreptë

Lajme

Dëmtohet një kishë ortodokse, Jevtiq kërkon dënim të rreptë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 17:01

Kisha e Shën Petka në fshatin Dersnik të Klinës në mëngjes ishte thyer dhe dëmtuar në disa vende, madje thuhet se aty të ketë pasur edhe vjedhje të gjërave brenda kishës.

Ministri për Komunitete dhe Kthim , Dalibor Jevtiq e dënoi incidentin duke thënë se ky nuk është vetëm një sulm ndaj kishës, por edhe ndaj të gjithë atyre që janë kthyer në Klinë.

“Kisha duhet të respektohet dhe ne nuk do të lejojmë që në shoqërinë që jetojmë të ndodhin”, tha Jevtiq duke shtuar që këto gjëra nuk na dërgojnë në shoqëri që aspiron pajtimin, bashkëjetesën dhe një të ardhme më të mirë.

Jevtiq ka bërë thirrje që kryesit e veprës të arrestohen menjëherë dhe të ndëshkohen me dënime të rrepta.

Thuhet se brenda kishës janë vjedhur 60 euro, dinarë dhe figurat e kultit kanë qenë të rrëzuara në dysheme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat