Vala e të nxehtit po afrohet

Lajme

Vala e të nxehtit po afrohet

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 15:22

Pas bllokimit të valës së të nxehtit mbi pjesët perëndimore dhe qëndrore të kontinentit, ditëve në vijim zona me presion të ulët do të fillojnë të shtrihen mbi Europën veriore duke zhvendosur valën e të nxehtit Afrikan më në juglindje përfshi edhe rajonin tonë, duke ngritur në fillim temperaturat mbi 30C, e nga mesi i javës së ardhshme edhe mbi 35C. Sipas parashikimeve të modeleve kompjuterike, temperaturat maksimale në rajon pritet të ngriten deri në 37C-39C e në pjesët qëndrore dhe lindore të Serbisë mundësi që temperaturat maksimale të ngriten edhe mbi 40C. Në Shqipëri, përgjatë vijës bregdetare maksimalet pritet të sillen rreth 36C-38C, e në vendin tonë rreth 35C-36C. Erërat do të fryejnë kryesisht nga ana veriore 2-4m/s. Në përgjithësi deri të mërkurën mbi vendin tonë pritet të mbajë mot kryesisht me diell, vende-vende gjatë orëve të pasdites priten zhvillime të vransirave lokale, por pa mundësi për të reshura.
Pas rritjes të temperaturave, masa më të freskët ajrore nga Europa veriore, nga dita e enjte pritet të sjellin mundësi për reshje lokale shiu dhe zbritje të temperaturave maksimale deri në 30C-32C.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat