Themelohet Kuvendi i të Rinjve të Shtimes

Lajme

Themelohet Kuvendi i të Rinjve të Shtimes

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 15:11

Gjatë ditës së djeshme në një ceremoni solemne u themelua Kuvendi të të Rinjve të Shtimes.

Ky organizim pati qëllim mobilizimin e të rinjve në përpilimin e ideve dhe punëve në të mirë, fillimisht, të rinisë më pas në dobi të gjithë shoqërisë. Fillimisht u deputetët e Kuvendit të të Rinjëve të Shtimes, të zgjedhur pas konkursit publik dhanë betimin e tyre, e pastaj e para e Kuvendit të të Rinjve të Kosovës Deniza Limani foli rreth qëllimit të Kuvendit të të Rinjve të Kosovës dhe shprehi mirënjohje dhe falënderime për deputet e KRK-së Qëndrim Hoxha e Ramiz Rexhaj që filluan procedurat për themelimin e Kuvendit në Shtime.

Komisioni zgjedhor u përbë nga Qëndrim Gashi-Deputet në KRK , Isa Jakupi-Deputet në KRSH dhe Leonora Mehmeti po ashtu Deputetet nga KRSH.

Në garë për të parin e Kuvendit ishin Alban Musliu dhe Qëndrim Hoxha, ku pas votimeve të fshehta dhe demokratike , Qëndrim Hoxha fitoi 2/3 e votave dhe u zgjodh Kryetar i Kuvendit të të Rinjëve të Shtimes.

Pasi pranoi zyrtarisht detyrën e Kryetarit, Hoxha u zotua se me nder dhe përkushtim do ta kryej detyrën e Kryetarit të Kuvendit të të rinjve të Shtimes, duke mbrojtur dhe përfaqësuar interesat e të rinjve para Institucioneve tona,dhe së bashku me kolegët deputet ne KRSH do të punojmë për ta avancuar dhe zhvilluar rininë e Shtimes përmes realizimit të aktiviteteve të ndryshme për ta.

Javën që vie KRSH do të mbajë një tjetër seancë ku edhe do të zgjedhë Kryesinë e Re në përbërje nga 7 anëtarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat