Ndërkohë që të gjitha mediat tradicionale raportojnë se ngjarja e rëndë në zonën e Dukagjinit ka lidhje me një tentativë grabitje, nuk mund të mungojnë online spekulimet se a qendron kjo pistë.
“Për mua vrasja e dy çekëve sonte NUK është grabitje! 3 vrimat e predhave në xham të pasagjerit janë në 10 cm katror. Në tabelë rezultati i qitësit do të qe përkthyer me 3 nënta ose 1 dhjetë një nëntëne një tetë. Shto faktin që makina ka qenë në ecje. Po ashtu edhe mënyrën e organizimit të pritës… Pra profesionistë kanë qenë që çke me të!
Por një profesionist (sidomos kur nuk është as vetëm) nuk ia lejon vetes të bëjë gjak dynjanë kur qëllim ka grabitjen. Rrugën e kanë patur të bllokuar, makina ka qenë ngadalë dhe ata kanë qenë të armatosur e në pozicione. Çdokush do kish ndaluar pa rezistencë dhe do kish dorëzuar ato qindra euro që ka në xhep një turist….
Po pse profesionistët i vranë që të dy, pa u lënë mundësi të bënë gjë? Raportimi nga vendngjarja na thotë se shoferi i ndjerë u gjet me duar në timon.
Ç’ është kampi çek i asaj zonë? Pse ndodhin ngjarje të tilla vetëm me turistë çek? A janë thjesht turistë këta që zhduken e lëndohen?
Pas kësaj ngjarje kemi të drejtë të dimë e shteti detyrim të sqarojë për këto ngjarje që cënojnë rëndë imazhin tonë,” shkruan gazetari Armir Shkurti.
I këtij mendimi duket edhe Artan Fuga, që shkruan: “Naivitet te mendosh se dy turistet ceke i vrane per t’i grabitur. E para se grabitesi nuk eshte vrases pergjithesisht, e dyta se vrasesi perpiqet mos leri gjurme, e treta se cfare ka per te vjedhur te dy turiste te shkrete. E katerta sepse zona eshte e interesuar mos kete te tilla ngjarje. Pra une mendoj se nuk eshte motivi grabitja por lojra te tjera shume me te rrezikshme viktime e se ciles rane dy te rinjte ceke. Pika mikpritjes sone hipokrite dhe e genjeshtert…”
Kurse sociologu Ergys Mërtiri shkruan: “Krimi ndaj Cekeve ishte barbar dhe indinjues sa te provokon instiktet me te dhunshme brenda vetes. Por sidoqofte duhet te arrijme te bejme disa dallime e mos ta njehesojme te gjithe malesine me Rrafshin e Dukagjinit. Une kam qene ne Theth dhe banoret atje jane shume mikeprites. Ndryshe prej tyre, ne Dukagjin cdo gje qe frymon eshte objekt shenjestre. Te gjithe turistet Ceke te vrare alpeve tona jane vrare ne kete zone. Pak kohe me pare aty desh la koken edhe helikopteri i ushtrise gjate nje operacioni per shkaterrimin e parcelave te kanabisit qe jane me keq se ne Lazarat. Ka dhe nje solidaritet te forte mes banoreve ne mbrojtje te krimit. Ende nuk eshte zbuluar asgje per zhdukjen e dy turisteve Ceke para 14 vjetesh. Te gjithe e dijne atje se kush e ka kryer krimin, por askush nuk tregon.
E keqja eshte se shteti nuk i ka marre kurre seriozisht rendin ne kete zone, duke i dhene mundesi krijimit te nje historie krimesh barbare, te cilat na turperojne te gjitheve”.
Kurse analisti i MAPO-s, Gilman Bakalli thekson: “I mori në qafë turistat e shkretë gjithë ajo literaturë mitizuese e Veriut të burrnisë dhe besës. Ambasadat kanë për detyrë t’i porosisin bashkëqyetarët e tyre të mos i planifikojnë udhëtimet e tyre në Veri të Shqipërisë të frymëzuar nga Bajroni, Edit Durhami & Co…”