Familja 12 anëtarshe i bashkohet ISIS-it, inkurajon myslimanët tjerë të shkojnë atje

Lajme

Familja 12 anëtarshe i bashkohet ISIS-it, inkurajon myslimanët tjerë të shkojnë atje

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 14:37

Familja 12 anëtarshe nga Londra të cilët deklaruan se po i bashkohen grupit terroristë ISIS, tashmë kanë pranuar se kanë arritur në Siri, duke kurajuar myslimanët britanikë dhe të tjerët që t’i bashkohen atyre.

Familja Mannan, ka shpërndarë një deklaratë, e cila thuhet të jetë një propagandë për të joshur më shumë familje në zonën e luftës. Ata deklarojnë se i janë bashkuar tokës e cila është e lirë nga korrupsioni dhe shtypja e njerëzve, shkruan Dailymail, transmeton lajmi.net.

Ata ndër tjerash kanë thënë se shkuarja e tyre nuk duhet të jetë është shokuese, pasi sipas tyre, janë më mijëra mysliman nga e gjithë bota që kalojnë vende e dete për t’iu bashkuar, siç e quajnë ata, Shtetit Islamik.

Policia britanike beson se së paku 700 persona kanë udhëtuar nga Britania, në mbështetje të ISIS, apo të luftojnë me ata, në Siri dhe Irak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat