Dyshime se vrasja u realizua nga një person brenda makinës së viktimave

Lajme

Dyshime se vrasja u realizua nga një person brenda makinës së viktimave

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 14:14

Në një deklaratë për mediat nga Shkodra, zv/drejotri i Policisë Çipa ka thënë se dy turistët çekë janë ekzekuatuar nga personi që ndodhej brenda në makinë me turistët dhe me pas ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me breshëri autmatiku drejt makinës.

Ardian ÇipaËshtë një ngjarje e cila ka angazhuar policinë dhe prokurorinë të punojë për të identifikuar autorët dhe për ti vendosur përpara drejtësisë. Ndërkohë kërkojmë ndihmën e komunitetit vecanërisht nga banorët e zonës për të transmetuar informacion për autorët. Policia ka ofruar një shpërblim prej 30 mijë eurosh për autorët, duke garantuar edhe anonimatin për personat që do informojnë policinë. Hidhen dyshime se autori i krimit ka qenë brenda mjetit të dy viktimave duke realizuar vrasjen nga brenda. Gjithësei të gjitha provat e gjetura i nënshtrohen hetimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat