Në sheshin e Prishtinës, Gruaja Demokratike kremton përvjetorin e pavarësisë së SHBA-ve

Lajme

Në sheshin e Prishtinës, Gruaja Demokratike kremton përvjetorin e pavarësisë së SHBA-ve

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:47

Gruaja e Partisë Demokratike të Kosovës në sheshin e kryeqytetit festoi kremten e pavarësisë së SHBA-ve, duke dhënë sinjalet se Kosova është vend i paqes dhe tolerancës

Në sheshin e kryeqytetit, pranë Teatrit Kombëtar, Gruaja Demokratike e Kosovës me aksione simbolike ka shënuar përvjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kryesia e GD-së, gratë deputete të kësaj partie, por dhe shumë qytetarë u tubuan që bashkërisht të shënojnë këtë festë simbolikisht, fëmijë të veshur e ngjyrosur fytyrat e tyre me ngjyrat e flamurit të Amerikës hodhën në ajër 239 balona për të shënuar po aq vite të SHBA-ve.

Kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka Pula me këtë rast uroi popullin amerikan për festën e madhe

“Përzemërsisht ju ambasadore Jacobson e përmes jush edhe gjithë popullit amerikan ua uroj festën e madhe të pavarësisë 4 Korrikun. Shteti juaj në datëlindjen e 239-të është bërë shtet që simbolizon demokracinë, humanizmin dhe paqen në botë. Uroj për këtë festë gjithë popullin amerikan, ata tatimpagues që japin për kultivim të këtyre vlerave. Populli i Kosovës do të jetë gjithnjë mirënjohës dhe përkrah shtetit dhe popullit, të cilët iu gjenden në luftë dhe ndërtim të paqes: URIME””, ka thënë ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat