Trupat e të rinjve çek në morgun e Tiranës, pritet ekspertiza

Lajme

Trupat e të rinjve çek në morgun e Tiranës, pritet ekspertiza

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 13:45

Trupat e pajetë të 27-vjeçarit Michael Svatos dhe të dashurës së tij 36-vjeçare Anna Kosinova janë sjellë në morgun e Tiranës ku pritet t’i nënshtrohen ekspertizës. Paraprakisht burime për A1 Report thanë se në trupat e turistëve çek ka më shumë se 2 plumba.

Rreth 30 persona të tjerë janë shoqëruar nga policia për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë e cila vijon të jetë e veshur me hije dyshimi për atë se çfarë ka ndodhur vërtetë.

Burime nga Prokuroria thanë për A1 Report se organi i akuzës së Shkodrës ka regjistruar aktualisht procedimin penal për “vrasje në rrethana cilësuese nga dy ose më shumë persona”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat