“Miqtë e Amerikës” festojnë pavarësinë në Istog

Lajme

“Miqtë e Amerikës” festojnë pavarësinë në Istog

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 07:43

Shoqata “Miqtë e Amerikës” edhe sivjet do të organizojë një manifestim për nder të ditës së Pavarësisë së SHBA-ve.

Sipas një njoftimi nga kjo shoqatë, përveç një evenimenti që sivjet do të mbahet në Istog, flamuri amerikan do të ngrihet edhe para shtatores së ish presidentit amerikan Bill Clinton në Prishtinë. Ngritjen e flamurit do ta bëjë Garda Ceremoniale e FSK-së.

Ndërkaq manifestimi në Istog që mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës Haki Rugova fillon në orën 19 e 30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat