​Ambasadori edhe fotograf (Foto)

Lajme

​Ambasadori edhe fotograf (Foto)

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 22:02

Përfaqëson shtetin e tij në Kosovë, por ai përveç detyrës së diplomatit e bën edhe një punë tjetër.

Ivo Šilhavý e ka dërguar Çekia si ambasador i këtij shteti në Prishtinë por ky diplomat kurrë nuk rri si kolegët e tij.

Šilhavý si duket e ka pasion fotografinë andaj ai me fotoaparatin e tij nuk lë ngjarje t’i ikë duke bërë fotografi.

Në bazë të këtyre aktiviteteve të tij ambasadori çek lirisht mund të quhet edhe fotoreporter.

KosovaPress ka përzgjedhur disa fotografi që ka realizuar fotoreporteri Xhemail Sllovinja në të cilat paraqitet pasioni i ambasadorit çek duke bërë fotografi pothuajse në të gjitha ngjarjet që mbahen në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat