50 mijë turistë anulojnë çdo ditë pushimet për në Greqi

Lajme

50 mijë turistë anulojnë çdo ditë pushimet për në Greqi

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 21:14

Ndërkohë që ende nuk i është dhënë një zgjidhje problemit të borxhit, turizmi i Greqi po pëson një goditje të fort. Statistikat tregojnë se çdo ditë, rreth 50 mijë turistë anulojnë pushimet e tyre në këtë vend.

Shqetësimi kryesor për ta është vendosja e kontrollit mbi kapitalin, pasi në bankomate nuk ka para. Limiti i tërheqjes së parave ka boshatisur edhe raftet e supermarketeve, pronarët e të cilëve e kanë të vështirë t’i rimbushin me të njëjtat ritme që ato zbrazen.

Këtë situatë e pranon edhe kreu i Dhomës Greke të Tregtisë, Constantine Michalos.

“Deri më tani ka pasur shumë anulime nga turistë, që kishin planifikuar të vizitonin Greqinë. Kjo nuk më pëlqen, por i kuptoj shqetësimet e tyre. Vendosja e kontrollit të kapitalit në zemër të sezonit turistik është politikisht kriminale”, shprehet Constantine Michalos.

Shqetësimin e shprehin edhe drejtuesit e bizneseve në zonat turistike. Në shumë raste ata nuk kanë para as për t’u kthyer kusurin, atyre që paguajnë me para në dorë.

Zgjidhja tashmë mbetet në duar të grekëve, të cilët votojnë të dielën për t’i thënë ‘po’ ose ‘jo’ daljes së shtetit helen nga Eurozona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat