U kthye nga Gjermania, nuk gjen trajtim mjekësor në Kosovë (Video)

Lajme

U kthye nga Gjermania, nuk gjen trajtim mjekësor në Kosovë (Video)

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 21:09

Izet Kryeziu nga Malisheva e ka kryer një operim në Gjermani me 12 qershor.
Por ende pa u trajtuar plotësisht, ai është kthyer pa vullnetin e tij në Kosovë me 25 qershor.
Mirëpo, pas rikthimit në vendin e tij, ai nuk po arrin të gjejë trajtim nga mjekët kosovarë.
Deri sa janë kthyer në Kosovë, Kryeziu me familjen e tij kanë qëndruar në një kamp në Gizen të Gjermanisë.

Kryeziu kishte shkuar atje që të merrte trajtim mjekësor, por autoritetet gjermane e kthyen, siç beson ai gabimisht.
Klan Kosova ka kontaktuar me zyrën e emigracionit në qytetin e Gizenit, dhe ata kanë deklaruar se nuk e kthejnë asnjë person pa lejen e mjekut që e ka trajtuar pacientin.

Ndërkaq, zyrtarë të Klinikës Universitare Gizen Marburg, e kanë konfirmuar se ky person është trajtuar aty, por që më detajisht mund të flasë vetëm mjeku që e ka kryer intervenimin.
Mirëpo, e pamundur ishte të marret një shpjegim nga doktori që e operoi Kryeziun.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat