Makthi i çdo prindi! Nëna e harron fëmijën 10 muajsh në valët e detit (Foto/Video)

Lajme

Makthi i çdo prindi! Nëna e harron fëmijën 10 muajsh në valët e detit (Foto/Video)

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 19:02

Ky është makthi i çdo prindi!

Të lësh fëmijën në një kamardare mbi ujë dhe të shpërqendrohesh për disa çaste, mund të jetë fatale.

Kështu ka ndodhur me disa prindër në Turqi, të cilët e lanë vajzën e tyre të vogël Melda Ilgin mbi një kamardare, por ajo nisi të largohej me shpejtësi.

Plazhistët e tmerruar u përpoqën që ta shpëtonin, por ishte e pamundur.

Vajza 10-muajshe vazhdonte të largohej në drejtim të Greqisë.

Falë ndërhyrjes së rojeve bregdetare, bebja u shpëtua pasi ishte larguar rreth 1 kilometër.

Gjithçka nisi në plazhin Kucukkuyu.

Prindërit e lanë fëmijën mbi pajisjen pluskuese dhe nisën të relaksohen.

Megjithatë erërat e forta e tërhoqën me shpejtësi drejt ishullit grek të Lesbos.

Pasi u bashkua me familjen, ata u larguan me shpejtësi, ndërsa plazhistët i shihnin me zemërim prindërit e papërgjegjshëm.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat