Profeti Muhamed paralajmëroi për ISIS-in para 1400 vjetësh?

Lajme

Profeti Muhamed paralajmëroi për ISIS-in para 1400 vjetësh?

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:35

Sulmet e Shtetit Islamik janë parashikuar nga Profeti Muhamed 1400 vite më parë. Prestigjiozja “The Huffington Post” shkruan një artikull, lidhur me sulmet terroriste të ISIS të zhvilluara në botë.

Së fundi, terroristët e ISIS vranë 39 turistë në Tunizi dhe 30 të tjerë në një xhami në Kuvajt. Sulmet u kryen vetëm pak ditë pasi xhihadistët bënë thirrje që të kryejnë operacione terroriste në muajin e Ramazanit.

“Këto vrasje ata po i bëjnë në emër të fesë Islame dhe një ditë të tillë e kishte parashikuar Profeti Muhamed para 1400 vjetësh”, citohet në artikullin e “The Huffington Post”.

Përmes një studimi të traditave të Profetit Muhamed, sipas tabloidit amerikan demonstrojnë se, ai ka paralajmëruar me detaje për ekstremizmin fetar që po ndodh tani. Ajo raportuar se para 1400 vjetësh, Muhamedi kishte thënë se do të vinte një kohë kur përveç emrit, asgjë tjetër nuk do të mbetej nga feja Islame. Ai gjithashtu ka thënë se, përveç emrit Kuran, asgjë tjetër nuk do të mbetej nga libri i shenjtë.

Profeti Muhamed kishte parashikuar se, në ditët e ISIS-it kuptimi shpirtëror i Islamit do të zhdukej dhe do të bëhej vetëm ritual i detyrueshëm. Muhamedi gjithashtu kishte thënë se, klerikët do të korruptoheshin dhe do të bëheshin burim i mosmarrëveshjeve.

“Do të paraqitet një grup njerëzish të rinj, të cilët do të bëjnë veprime të pamatura dhe të pamenduara”, citohet në artikull. Profeti Muhamed kishte bërë thirrje se kur të vijë kjo kohë, besimtarët islamë duhet kenë kujdes dhe të luftojnë kundër këtyre njerëzve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat