Vuçiq fëmijëve nga Kosova iu thotë se Beogradi është kryeqyteti tyre

Lajme

Vuçiq fëmijëve nga Kosova iu thotë se Beogradi është kryeqyteti tyre

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:30

“Serbia do të insistoj në Asociacioni i Komunave me shumicë serbe që jeta e fëmijëve serbë në Kosovë të jetë e sigurt dhe që nuk ka pasur një institucion që mund të jep përgjegjësi për problemet e tyre”,ka thënë Vuçiq.

Vuçiq këto i tha në pritej e fëmijëve serb që jetojnë në Viti, Kllokot dhe vendeve në jug të Kosovës të cilët kanë shëtitur nëpër Beograd.

Ai ju tha se Beogradi është kryeqyteti i tyre dhe se Serbia bën gjithçka që fëmijët e tyre të jenë të sigurtë.

Ndërsa fëmijët thanë se u ka pëlqyer shumë parku zoologjik i Beogradit dhe Tempulli i Shën Savës dhe ata shprehën dëshirën për të vizituar stadiumet e klubeve futbollistike “Crvena Zvezda” dhe “Partizani”. Pas kësaj kryeministri serb, Vuçiq ka udhëzuar administratën e klubeve që t’i presin fëmijët dhe tu tregojnë fëmijëve gjithçka çka ju intereson rreth klubeve dhe stadiumeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat