Mustafa: Kosova e gatshme të përmbush obligimet ndërkombëtare

Lajme

Mustafa: Kosova e gatshme të përmbush obligimet ndërkombëtare

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 11:49

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka takuar sot kongresistin Eliot Engel. Mustafa përmes një postimi në Facebook thotë se ata kanë biseduar rreth proceseve aktuale në Kosovë.

“Sot pata kënaqësinë të takohem me Kongresistin Eliot Engel. Biseduam për proceset aktuale në Kosovë, për reformat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës në shumë fusha, për përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare dhe proceset integruese euroatlantike të Kosovës”, shkruan kryeministri Mustafa.

Ndër të tjera ai thotë është diskutuar edhe për krijimin e Dhomave të Specializuara, që dëshmon se Kosova ka kapacitet për të marr vendime të rëndsishme për të ardhmen.

“Gjatë takimit biseduam edhe për krijimin e Dhomave të Specializuara dhe rëndësinë e madhe që ka themelimi i tyre për Kosovën në këtë fazë, pasi që kjo dëshmon se Kosova ka kapacitet për të marrë vendime të rëndësishme për të ardhmen e saj, për të përmbushur obligimet ndërkombëtare si dhe për të ecur përpara në integrimet euroatlantike”, shkruan Mustafa.

Sipas Mustafës “Kongresisti Engel e vlerësoi lartë progresin që po arrihet në Kosovë dhe përkushtimin e institucioneve e të popullit të Kosovës për të ecur përpara”./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat