LDK dhe PDK bllokojnë punën e Kuvendit të Prishtinës, Ahmeti lëshon mbledhjen (Foto)

Lajme

LDK dhe PDK bllokojnë punën e Kuvendit të Prishtinës, Ahmeti lëshon mbledhjen (Foto)

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 10:57

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti bashkë me drejtorët komunalë e kanë lëshuar mbledhjen e sotme të Kuvendit Komunal me arsyetimin se kjo e fundit po ua bllokon të gjitha projektet në kryeqytet.
Ahmeti bashkë me drejtorët u largua pasi opozita LDK-PDK me shumicë votash i hoqën nga rendi i ditës së mbledhjes së sotme pesë pika, tre nga to kishin të bënin me Drejtorinë e Urbanizmit dhe dy të tjerat me dhënien në shfrytëzim të tokave komunale në fshatin Barilevë për të cilën Klan Kosova ka raportuar më herët.

Asamblisti i PDK-së Lirak Çelaj tha se kreu i Prishtinës me qëllim nuk po e pushon nga puna drejtorin e urbanizmit, Liburn Aliun sepse siç tha ai “dëshiron të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme në Kuvend”.

Pos ekzekutivit edhe asamblistët e Vetëvendosjes dhe AAK e kanë lëshuar sallën ku po mbahej kjo mbledhje.




Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat