Të rinjtë nga Kosova, në garën për selfie në Australi

Lajme

Të rinjtë nga Kosova, në garën për selfie në Australi

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 09:09

Një grup të rinjsh nga Kosova garojnë në konkursin australian për video – selfie më të mirë.

Kriteri për të marrë pjesë në këtë garë ishte krijimi i një videoje të shkurtër deri në dy minuta, tema e së cilës duhet të tregojë aventurën ditore, në vendin ku jetojnë realizuesit e videos ose edhe jashtë shtetit.

Të rinjtë kosovar kanë zgjedhur kryeqytetin, për të treguar një ditë të zakonshme të të rinjve në Prishtinë.

Në këtë konkurs marrin pjesë krijues nga e gjithë bota. Fituesit e video – selfit më të mirë do të shpërblehen me një pushim në vlerën e 10 mijë dollarëve. Fituesi përzgjidhet në bazë të vlerësimeve (ratings) të videos, shkruan Kosovalive.

Për të gjithë ata që duan t’i ndihmojnë këta të rinj të fitojnë garën me videon e tyre, mund ta shikoni në linkun më poshtë dhe ta vlerësoni atë me pesë yje.

Kliko këtu: http://competition.covermore.com.au/video/729

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat