A tentoi Ibrahim Kelmendi të bënte “atentat” ndaj Xhavit Halitit?

Lajme

A tentoi Ibrahim Kelmendi të bënte “atentat” ndaj Xhavit Halitit?

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 08:16

Ka katër muaj që një dëshmitar po e pret trokitjen në derë të ndonjë prokurori për t’i ofruar dëshmi rreth një plani për vrasjen me pagesë të deputetit Xhavit Haliti, shkruan sot Koha Ditore.

Ai pretendon se di për një plan vrasjeje nga një grup i udhëhequr nga Ibrahim Kelmendi. Megjithatë, Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim konkret, ndonëse ka pesë muaj që një letër në formë deklarate ka pranuar nga vetë Haliti.

Në këtë dëshmi në formë deklarate të shkruar thuhet se vrasja ishte paguar 250 mijë euro nga Ibrahim Kelmendi, ndërsa ekzekutimin do të duhej ta kryente Florim Ejupi. Dëshmitari që pretendon se ka qenë pjesë e një grupi kriminal të përfshirë në disa vrasje, kërcënime, shantazhe e kidnapime, është deklaruar i gatshëm të tregojë para Prokurorisë për këtë që ai e ka quajtur plan.

“Jo, deri sot askush nuk ka ardhur për të më intervistuar apo për të marrë në pyetje”, ka thënë dëshmitari të enjten për “Kohën Ditore”. “Nuk kam marrë ftesë e as ndonjë paralajmërim”, ka shtuar ai për të ngulmuar se është i gatshëm të dëshmojë për gjithçka di.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat