​Shefi i Human Rights i përgjigjet Jakup Krasniqit

Lajme

​Shefi i Human Rights i përgjigjet Jakup Krasniqit

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 23:40

Drejtori ekzekutiv i Human Rights Watch, Kenneth Roth i është përgjigjur Jakup Krasniqit. Ky i fundit i ishte kundërvënë Roth, i cili thoshte se me mos themelimin e Gjykatës Speciale Kosova bllokoi hetimin e krimeve të veta. Sipas Krasniqit, krimet nuk ishin ‘të tyre’ apo ‘tonat’ por se secili krim duhej gjykuar njësoj.

Kështu, Ruth i ka shkruar ish-kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi një letër, në të cilën shpjegon se pse HRW përkrah themelimin e Gjykatës Speciale. Thotë se kjo Gjykatë do të hetonte individët dhe jo UÇK’në.

Ai i thotë Krasniqit se mbrojtja e dobët e dëshmitarëve në Kosovë ka dëshmuar se nevojitet Gjykatë me seli jashtë vendit.

“Përpjekjet në Gjykatat e Kosovës dhe ICTY ishin penguar për shkak të mbrojtjes së dobët të dëshmitarëve”, thuhet në letër.

Sipas tij, mandati i limituar i Gjykatës së Hagës ka pamundësuar hetimet e tilla.

Ruth shkruan se tani Kosova e ka mundësinë që të jap shembullin e vendit që respekton ligjin.

Letra e tij përfundon me shpresën që siç thotë që, Kosovës t’i ofrohet kjo mundësi nga ligjvënësit kosovarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat