Kthehen 107 refugjatë të Kosovës nga Suedia

Lajme

Kthehen 107 refugjatë të Kosovës nga Suedia

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 23:31

Një avion me emigrantë nga Suedia ka arritur në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë pasditen e së enjtes.

Lajmin për kthimin e refugjatëve e ka konfirmuar Drejtori i Departamentit për shtetësi, azil dhe migracion, Valon Krasniqi.

Ai i tha Klan Kosovës me telefon se janë kthyer 107 kosovar nga Suedia ku shumica prej tyre ishin vullnetar por pati edhe prej atyre që u dëbuan me forcë.

Krasniqi bëri të ditur se numri i të kthyerve është rritur vitin e kaluar ku numri ishte 4600 të riatdhesuar kurse këtë vit në 6 mujorshin e parë numri ka kaluar mbi 10.000.

Ai gjithashtu tha se këta emigrant i takojnë valës së fundit të emigracionit dhe ata nuk do të përfitojnë nga fondi i ri integrimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat