Tetë familje në ish burgun e Dubravës jetojnë në kushte të vështira (Video)

Lajme

Tetë familje në ish burgun e Dubravës jetojnë në kushte të vështira (Video)

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 20:09

Banorët e ndërtesës së burgut të Dubravës në Guarkoc të Istogut nuk janë të dënuar.

Por, aty jetojnë.

Kushtet e tetë familjeve që jetojnë në ish objektin e këtj burgu janë shumë të rënda dhe ndërtesa mund të shembet duke rrezikuar kështu jetën e tyre.

Kjo gjendje e rëndë i shqetëson familjet të cilat jetojnë vetëm me ndihma sociale, kurse çdo ditë përballen me rrjedhje të ujërave të kanalizimit, transmeton Klan Kosova.

Komuna e Istogut është në dijeni për gjendjen në të cilën jetojnë këto familje, por sipas nënkryetarit Lulzim Blakaj, tani për tani nuk ka zgjidhje tjetër për ta.

Ai ka thënë se komuna nuk mund tu ndihmojë me ndërtimin e shtëpive, për shkak se ata nuk kanë as parcela tokësore nën pronësi të vetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat