I riu që tentoi të vetëvritet është jashtë rrezikut për jetë

Lajme

I riu që tentoi të vetëvritet është jashtë rrezikut për jetë

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 19:03

Gjendja e të riut N.S. i cili provoj të vetëvritet duke u hedhur nga kati i tretë i shtëpisë së tij në Prishtinë është më stabile.
I riu 26 vjeçar kishte arritur në QKUK pa ndjenja. Ai në momentin e hedhjes kishte renë në duar të inspektorit Kushtrim Dakaj i cili rastësisht kalonte andej dhe pa ngjarjen. Ky veprim i tij kishte ngadalësuar rënien e N.S. në tokë.
Gjendja e të riut është stabilizuar dhe atij i është rikthyer vetëdija.
Sipas informatave të fundit, ai gjendet në politraume por nuk mund të thuhet se ka dal krejtësisht prej rrezikut për jetë, pasiqë nuk përjashtohet mundësia që gjendja e tij, prapë të përkeqësohet.
N.S. nga Prishtina ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë së tij. Teksa kryente këtë veprim, babai dhe familjarë tjerë kanë provuar ta ndalin atë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat