Shpallja e Republikës ishte festë për shqiptarët, në çdo cep të Kosovës

Lajme

Shpallja e Republikës ishte festë për shqiptarët, në çdo cep të Kosovës

Nga: Mimozë Lakna Më: 2 korrik 2015 Në ora: 17:52

Data dy korrik vitit 1990 hyri në zemrat e shqiptarëve të Kosovës, si një nga ngjarjet më të rëndësishme që ndërlidheshin me përpjekjet për liri e pavarësi të plotë. 25 vite pas, deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, kujtohet me ëndje nga ata që e përjetuan direkt, por edhe nga ata që dhanë kontributin e tyre për jetësimin e kësaj date.
Kjo ditë, si asnjë tjetër ngjallë kujtesën për presidentin historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova, i cili gjithmonë e promovonte 2 korrikun si ditën e Republikës, duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare vetëm njohjen formale të saj. Bazuar në këtë, i bie që Kosova tash e 25 vite ka shpallur mëvetësinë e saj, kjo falë intelektualëve si presidenti Rugova dhe të tjerë që e ëndërronin dhe e bënë Kosovën e pavarur.

Vite shumë të vështira për shqiptarët

Hajrullah Tërnava, është njëri nga ata që e përjetoi direkt shpalljen e pavarësisë së Kosovës, në vitin 1990. Ai kujton se si Kosova nuk i gëzonte të drejtat e barabarta me vendet e tjera të ish-Jugosllavisë.
“Sa shpejt po ikë koha, tani kur kthehemi në retrospektiv para 25 viteve saktësisht më 02.07.1990 është një emocion i posaçëm për përkujtimin e kësaj date historike për popullin tonë, sepse mu me këtë datë fillon bërja e Kosovës shtet, ishte shpallja e Republikës së Kosovës nga të përzgjedhurit e popullit në Parlamentin e Kosovës dhe fillon jetësimi i saj deri më sot. Vitet e ‘90-ta ishin vitet shumë të vështira për popullin e Kosovës.”, thotë Tërnava.


(Tekstin e plotë mund ta lexoni të premten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

>>Deklarata kushtetuese e 1990-së, pjesë e rëndësishme e historisë së Kosovës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat