Engel: Nëse Kosova nuk e themelon Gjykatën Speciale, e themelon OKB-ja

Lajme

Engel: Nëse Kosova nuk e themelon Gjykatën Speciale, e themelon OKB-ja

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 11:45

Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel, iu drejtua edhe një herë deputetëve duke iu thënë se Gjykata Speciale do të formohet por tash duhet të vendoset a do të formohet nga Kuvendi i Kosovës apo nga OKB-ja. Megjithatë, thotë se nuk do të ishte mirë për Kosovën që të formohet nga OKB-ja.

Ai tha se Kosova po bënë gjera që shumë vende nuk mund të bëjnë por ka edhe shumë për të bërë në luftën kundër korrupsionit dhe zhvillimin ekonomik.

Ai premtoi që çdoherë do ta mbështes Kosovës sepse e donë atë që Kosova ka bërë dhe po bënë.

Engel tha se Kosova do të jetë anëtare e BE-së dhe NASTO-së sepse nuk ka asnjë arsye të mos jetë pjesë e BE-së dhe të mos ndodhë liberalizimi i vizave.

“Çdokush që vie në zyre timen i them pse duhet të njohët pavarsinë e Kosovës. U kam thënë që duhet të jetë edhe pjesë e OKB-së ”, ka thënë ai.

Engel kujtoi kohën e viteve 99, kur është njoftuar për atë çka po ndodhë në Kosovë dhe kohën kur ishte i vendosur që Kosovës duhet t’i sjellim pavarësisë.

Ai tregoi kur nuk është lejuar të hyjë në Kosovë dhe takimin me Sllobodan Milosheviqin, kur i ka thënë do të vinte dita kur do ai nuk do ta lejonte Millosheviqin të hynte në Kosovë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat