Ligji për specialen mund ri procedohet vetëm nëse modifikohet!

Lajme

Ligji për specialen mund ri procedohet vetëm nëse modifikohet!

Nga: Mimozë Lakna Më: 2 korrik 2015 Në ora: 11:13

Njohësi i çështjeve kushtetuese dr. Riza Smaka, vlerëson se ri procedimi në Kuvend i projektligjit për Dhomat Gjyqësore e Prokuroriale të Specializuara, mund të ndodhë vetëm pasi të kaloj një periudhë kohore dhe i njëjti të modifikohet në masë të konsiderueshme.

“Fillimisht është çështje problematike miratimi i propozim ligjit në fjalë nga se nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është refuzuar njëherë pra është vendosur negativisht "Res Iudiciata" dhe si i tillë para se do të kalonte një periudhë kohore e arsyeshme dhe të modifikohej në mase të konsideruar nuk do të mund të trajtohej as të procedohej në të njëjtin organ - Kuvend!”, vlerëson Smaka.

Sipas dr. Smakës, modifikimi do të duhej të bëhej deri në atë shkallë sa të krijohej baza kushtetuese miratimin e Propozim Ligjit për Dhomat Gjyqësore e Prokuroriale të Specializuara duke u konsultuar edhe me opozitën.

“Së andejmi Qeveria e Kosovës nëse synon për të përmbushur edhe këtë " obligim ndërkombëtar" i cili është pasoje e shkakut të inefiçiences qeveritare, duhet të modifikoje propozim - amendamentin për krijimin e bazës kushtetuese për miratimin e Propozim Ligjit për Dhomat Gjyqësore e Prokuroriale të Specializuara dhe atë të bënte pas një periudhe kohore të arsyeshme të koordinuar edhe me opozitën parlamentare”, thotë ai.

Ai thekson se projektligji aktual është shumë problematik ngase kërkohen ndryshime kushtetuese.

“Më pastaj "Mutadis Mutandis", nëse do të krijohej ky institucion nga Kuvendi eventualisht Këshilli i Sigurimit të OKB-së le të veproj sipas autorizimeve të besuara me po atë akt ligjor i cili përndryshe është tejet problematik ngase nder të tjera me nenin 4 të tij e suprimon nenin 18 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës : Pra me një akt ligjor të tillë do të ndryshohej Kushtetuta _ Ligji Suprem i Shtetit! ( alas)”, përfundon ai.

Ndryshe, sot mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ndërsa deputetët nuk e kanë në rend dite ri procedimin e amendamenteve kushtetuese për krijimin e Dhomave të Gjyqësore e Prokuroriale të Specializuara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat