Pastrohen bodrumet e disa banesave kolektive dhe nënkalimet

Lajme

Pastrohen bodrumet e disa banesave kolektive dhe nënkalimet

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 09:58

Komuna e Prishtinës, respektivisht Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit, në kuadër të kontratës për mirëmbajtjes verore ka filluar me pastrimin e rrugëve dhe dy nënkalimeve në lagjen “Kalabria” (afër ngrohtores “Termokos”), largimin e ujërave të zeza, si dhe pastrimin e bodrumeve të ndërtesave kolektive. Po ashtu, janë vendosur shportat e mbeturinave në nënkalime.

Pastrimi i bodrumeve në ndërtesave kolektive ka filluar në lagjen “Kalabria”, “Qendër” – kompleksi tek Qafa, në lagjet “Ulpianë”, “Dardania”, “Kodra e Diellit” (banesat e bardha), në rrugën “Rexhep Luci” si dhe në disa pjesë të tjera të kryeqytetit.

Në kuadër të mirëmbajtjes verore, fillimisht është paraparë largimi i ujërave të zeza, ndërsa më pas pastrimi i mbeturinave, si dhe dezinfektimi i këtyre hapësirave.

Komuna e Prishtinës mbetet e përkushtuar në lehtësimin e jetës së qytetarëve. Ndonëse, në vazhdimësi pranojmë ankesa për problemet që banorët e Prishtinës kanë me ujërat e zeza, trajtimi i të cilave është në kompetencë të ujësjellësit rajonal “KUR Prishtina”, megjithatë brenda mundësive buxhetore Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Mbrojtjes së Shpëtimit do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do t’i trajtojë edhe disa pjesë më problematike me ujëra të zeza.BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat