Berisha: Përulja e Qeverisë së Kosovës në bisedimet e Brukselit tradhti ndaj qytetarëve!

Lajme

Berisha: Përulja e Qeverisë së Kosovës në bisedimet e Brukselit tradhti ndaj qytetarëve!

Nga: Nehat SHAQIRI Më: 2 korrik 2015 Në ora: 09:26

Deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës, Zafir Berisha, për gazetën “Bota sot” thotë se, ende vazhdon të mendon që, Qeveria e Kosovës ka bërë gabim që në fillim, atëherë kur ka pranuar të bisedoj me Serbinë për punë të brendshme të Kosovës.

“Marrëveshja e Brukselit është dokumenti më i rrëshqitshëm për perspektiven e vendit, sepse me atë marrëveshje Serbia është palë në biseda për funksionimin e brendshëm të shtetit. Vet fakti që duhet të bisedohet me Beogradin për Asociacionin, bllokimin e urës në Mitrovicë nga ekstremist serb, për liqenin e Ujmanit etj., tregon se delegacioni ynë është në cilësinë e përfaqësimit të një province serbe për fatin e keq... Legalizimi i ekstremizmit serb në institucionet e Kosovës që punojnë për llogari të Beogradit do të bëjnë që Kosova të mos bëhet kurrë shtet funksional. Sa herë që Serbia do të faktorizohet del ndonjë maniak si ai i Mitrovicës së veriut, dhe e bllokon ndonjë urë a rrugë, dhe ne duhet me folë me Serbinë a me hap a jo. Përulja deri në këtë shkallë e Qeverisë së Kosovës, përpos që është paaftësi, është edhe tradhti ndaj pretendimeve evropiane të qytetarëve të Kosovës”, thotë Zafir Berisha.

Duhet theksuar se, gati secila Qeveri e Kosovës prioritet mbi prioritetet i ka pasur negociatat me Serbinë. Këto negociata kanë bërë që Kosova të jetë vend jo atraktiv për të jetuar për shqiptarët, kurse shumë atraktiv për serbët.

Analistët kanë vlerësuar se Qeveria e Republikës së Kosovës në bisedimet me Serbinë duhet që të mos lëshoj pe, dhe ti përcaktojë vijat e kuqe, të mos i jap Asociacionit të komunave serbe kompetenca në fushën e sigurisë dhe të mbrojtjes, në fushën e arsimit të lartë, në sektorin doganor, në sektorin e investimeve direkte nga Serbia, në sektorin e financave dhe buxhetit pa mbikëqyrje të qeverisë së Kosovës, në sektorin energjetik, në sektorin e menaxhimit të ujërave, në sektorin rrugor dhe hekurudhor, në sektorin e taksave dhe tatimeve etj.

Pra, shkurt serbët, ose Asociacioni i Komunave Serbe nuk duhet të ketë fuqi ekzekutive, përndryshe Kosova do të shndërrohet në një vend të ndarë që do ti përngjante Bosnjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat