Ditëve në vijim mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë

Lajme

Ditëve në vijim mot kryesisht me diell dhe më ngrohtë

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:49

Ditëve të ardhshme zona me presion të lartë do të fillojnë të shtrihen edhe mbi rajonin tonë, duke sjellur intervale më të gjata me diell dhe temperatura më normale për këtë periudhë. Ditën e premte dhe të shtunë gjatë orëve të mbrëmjes mbeten si mundësi riga lokale shiu, e vende-vende edhe ndonjë bubullimë.

Temperaturat maksimale do të jenë stabile dhe do të luhaten nga 28C deri 30C ditën e hënë, ndërsa ato minimale nga 12C deri 15C. Pra nuk pritet të ngriten deri në 35C, siq raportohej sot në disa portale. Era do të vazhdoj të fryejë nga verilindja me shpejtësi 3-9m/s.

Shtypja atmosferike do të jetë në rritje deri në 1025mb për uikend, e më pas do të zbres deri në 1018mb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat