Për cka do të angazhohet Ambasadori i ri Greg Delawie

Lajme

Për cka do të angazhohet Ambasadori i ri Greg Delawie

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 07:17

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, tashmë i konfirmuar edhe nga Senati, Z. Gregory Delawie, në seancën konfirmuese foli për historinë e marrëdhënieve të dy vendeve

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, tashmë i konfirmuar edhe nga Senati, Z. Gregory Delawie, në seancën konfirmuese foli për historinë e marrëdhënieve të dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme amerikane dhe qartësoi disa nga synimet e tij se për cfarë do të angazhohet gjatë tre vjetëve të ardhshme. Ai përmblodhi angazhimin e tij në tri drejtime të rëndësishme: forcimin e shtetit ligjor, zgjerimin e sigurisë rajonale dhe nxitjen e reformave ekonomike.

“Korrupsioni pengon zhvillimin demokratik dhe ekonomik të Kosovës, pengon investimet, nxit emigrimin, dhe dobëson besimin në institucionet publike. Nga ana tjetër korrpsioni mund të krijojë një terren pjellor për rritjen e ekstremizmit të dhunshëm,” tha Delawie. Ai nënvizoi se do të shtojë mbështetjen për të ndihmuar luftimin e korrupsionit dhe rikthyer besimin e qytetarëve për qeverinë e tyre. Ambasadori Amerikan foli edhe për Forcën së tashme Sigurisë dhe kalimin e saj në Forcat e Armatosura të Kosovës.

“Dua të garantojë që Shtetet e Bashkuara ta udhëheqin këtë tranzicion në mënyrë që do të rrit stabilitetin rajonal, të forcojë institucionet demokratike dhe që e pozicionon Kosovën që në një të ardhme të përmbushë kushtet për antarësim në NATO”.

Po cili është qëndrimi i ambasadorit të ri rreth krijimit të Gjykatës Speciale. Ai në seancën konfirmuese tha se “Kosova duhet të përgjigjet në mënyrë të përshtatshme akuzave për krime të rënda të kryera në mes të 1998 dhe 2000.’ Z. Delawie theksoi se Task Forca e BE-së e udhëhequr nga prokurori amerikan gjeti prova se janë kryer vepra të dënueshme nga një numër i vogël i pjesëtarëve të UÇK-së.

“Kosova duhet të zgjidhë këto akuza serioze në qoftë se do ta mbyllë këtë kapitull të historisë së saj dhe të ecë përpara me zhvillimin demokratik dhe integrim euro-atlantik,” tha ambasadori Delawie i cili së shpejti vjen në Prishtinë për të marrë detyrën nga ambasadorja e deritashme, Tracey Ann Jacobson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat