Kosova më e pasur se gjithë pasuria e BE-së!

Lajme

Kosova më e pasur se gjithë pasuria e BE-së!

Nga: Prof.Dr.Mehdi HYSENI Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:08

Këtë të vërtetë, para ca ditësh e ka pohuar, edhe akademiku serbomadh, Matija Beqkoviq, se: “Pasuria e Kosovës vlen më shumë se krejt BE-ja. Nuk mendoj në vlerën shpirtërore, e cila është e paçmueshme, por në vlerën materiale, e cila, lehtë mund të llogaritet. Dhe, askush nuk mund të na japë më shumë sesa të na marrë.”

Kurthe dhe gracka

Në këtë pikëvështrim, akademiku beogradas Beqkoviq ka plotësisht të drejtë, sepse ky është shkaku kryesor, pse, edhe sot, pas pavarësimit të Kosovës (17 shkurt 2008) Serbia “vajton” dhe harton plane, platforma, memorandume, kurtha dhe gracka ndër më të rafinuarat dhe më të rrezikshmet, që krahas Rusisë, të përfitojë, edhe aleatë të tjerë të fuqive të mëdha evropiane për të rikthyer sovranitetin kolonial të saj në Kosovë, ashtu siç dikton Kushtetuta në fuqi e Serbisë (2006), si dhe Platforma më e re e presidendit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, dorëzuar qeverisë së kryeministrit Aleksandar Vuçiq, e cila, së shpejti pritet të miratohet nga qeveria e Serbisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat