Osmani: Të gjitha të ligat në Kosovë i sollën adhuruesit e Enver Hoxhës!

Lajme

Osmani: Të gjitha të ligat në Kosovë i sollën adhuruesit e Enver Hoxhës!

Nga: Mimozë Lakna Më: 1 korrik 2015 Në ora: 18:04

Redaksia e “Bota sot” kishte një mike të veçantë sot në vizitë. Zonja Shukrije Bunjaku Osmani, një grua, që të magjeps jo vetëm me mendimet atdhetare, tërë zjarr dashurie sikurse të rilindësve për trojet e të parëve, por edhe për informacionet nga e shkuara deri më sot, por që sheh edhe nga e ardhmja, se cila është rruga e përparimit për shqiptarët.
Ajo kishte shprehur dëshirën, një ditë më parë që të vinte në redaksinë tonë, thjesht për të na uruar 20 Vjetorin e gazetës “Bota sot”, dhe të na shihte në redaksinë tonë. Por, mosha e kishte bërë të veten, në ndërtesën pa ashensor, ajo nuk mund të ngjiste shkallët. Atëherë, kryeredaktori Idriz Morina, na fton që me drejtoreshën Dafina Xhemaj, të zbresim ta përshëndesim zonjën Osmani dhe të birin Rabitin që një ditë më parë na kishte marrë në telefon, për ta shpreh dëshirën e nënës së tij.
Sapo na pyet për emrat dhe i prezantohemi në kafen thuaja ngjitur redaksisë, ajo pyet se cili është editori. Ajo priste ti shfaqej edhe botuesi i gazetës Xhevdet Mazrekaj, sikur dëshiron që të falënderojë “Botën sot” nga themeli, të thotë atë që nuk heziton të fsheh aspak: “Ju po na i çelni sytë! Kurrë mos u ndalni! Vetëm vazhdoni... Urime”.
Por, ajo nuk është thjesht një grua e zakonshme, në prag të ’80-ve dhe që nuk pati shans për shkollim të rregullt, qoftë pse lindi në kohëra të vështira kur ende nuk kishte shkolla shqipe, pasi Serbia-Jugosllavia nuk lejonte asgjë shqiptare, qoftë kur ajo u rrit e u martua dhe tashmë mund të ndihmohej edhe nga burri për shkollim. Kjo dëshirë iu këput, sepse burri i saj, atdhetari i shquar Kadri Osmani, ra në burg për shkak të idealit për Republikën. Sfidat tjera i merrni me mend, të paktën lexuesit që e kanë përjetuar dhe mësuar historinë e okupimit serbosllav dhe të diktaturës komuniste.
E gjithë jeta pastaj, ishte vuajtje, deri në çlirimin e Kosovës, vuajtje për një grua të mbetur thuaja pa burrë që në rininë më të mirë, pasi Kadri Mani (Osmani), do të mbante rreth 18 vjet burg deri në përfundim të diktaturës komuniste, kur do të liroheshin edhe të gjithë të burgosurit politik, për shumicën e të cilëve ajo nuk flet me ëndje!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat