Në Podujevë u mbajt punëtori me bletarët

Lajme

Në Podujevë u mbajt punëtori me bletarët

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 16:51

Në Podujevë është mbajtur punëtori me bletarët llapjanë, e cila u organizua nga Shoqata e Bletarëve”Llapi”në Podujevë me mbështetje të Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Komunës së Podujevës.

Në këtë punëtori ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Komunës Nexhmi Rudari dhe mysafirët nga Republika e Shqipërisë, Lejlja Shehu -kryetare e Shoqatës së Bletarëve të Republikës së Shqipërisë dhe Pëllumb Aleksi nga Fakulteti i Bujqësisë në Tiranë.

Nënkryetari Rudari falënderoi mysafirët nga Republika e Shqipërisë për kontributin e tyre për bletarët llapjanë.

Ai më tej ka prezantuar statistikat duke thënë se “në vitin 2013 kemi ndarë 225 shoqëri bletësh, në vitin 2014 kemi ndarë 300 shoqëri bletësh, kurse për vitin 2015 kemi planifikuar të ndajmë 1000 shoqëri bletësh”.

Nënkryetari Rudari tha se tha se numri i shoqërive të bletëve në Komunën e Podujevës ka shënuar rritje nga viti 2012 kur ishin 2100 shoqëri bletësh, në vitin 2014 janë evidentuar 4,470 shoqëri bletësh, kurse në vitin 2015 janë gjithsej 5,470 shoqëri.

“Kjo është si rezulta t i përkrahjes nga Drejtoria e Bujqësisë në Komunën tonë dhe do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha nënkryetari Rudari.

Kryetarja e Shoqatës së Bletarëve të Republikës së Shqipërisë, Lejla Shehu paraqiti të dhëna me rëndësi për fushën e Bletarisë në Republikën e Shqipërisë,

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat